Mourinho sqaron të ardhmen e tij mes spekulimeve për një rikthim të mundshëm te Chelsea

Futboll

Mourinho sqaron të ardhmen e tij mes spekulimeve për një rikthim të mundshëm te Chelsea

Më: 10 mars 2024 Në ora: 11:07
Jose Mourinho

Jose Mourinho ka insistuar se ai është i gatshëm që të bëjë rikthimin e menjëhershëm në stol mes thashethemeve se tifozët e Chelseat po kërkojnë me çdo kusht rikthimin e tij në ‘Stamford Bridge’.

‘The Special One’ është momentalisht i papunë qe prej largimit të tij emocional nga Roma më herët gjatë këtij sezoni.

Krahas faktit që Mourinho ka humbur mbështetjen e një pjese të tifozëve të Chelseat për shkak se ka drejtuar klube si Manchester United dhe Tottenham, pjesa më e madhe e tyre kanë ende një afeksion ndaj njeriut i cili i udhëhoqi ata drejt fitimit të tre titujve të Ligës Premier.

Marrëdhenia mes tifozëve të klubit londinez dhe trajnerit aktual Mauricio Pochettino është momentalisht e tensionuar pas një serie të rezultateve dëshpëruese, e cila arriti kulmin vikendin që lamë pas me barazimin 2-2 ndaj Brentfordit.

61-vjeçari duket se po e shijon kohën e tij larg futbollit ndërsa momentalisht është në Arabinë Saudite aty ku të shtunën ishte pjesëmarrës në garën e Çmimit të madh në Jeddah, si dhe kishte ndjekur nga afër meçin e Anthony Joshuas dhe Francis Ngannou.

Kur u pyet nëse ai është i gatshëm që të vazhdojë karrierën e tij si trajner, Mourinho dha një përgjigje të prerë.

“Nuk jam në pushim, unë dua të punojë. Unë dua të punojë por nuk dua që të marrë ndonjë vendim të gabuar. Unë duhet të pres për vendimin e duhur, atë që më motivon mua, por nëse do të mund të punoja nesër, unë do të punoja nesër”, ka thënë Mourinho.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat