Granit Xhaka thyen rekorde në Gjermani, kjo është çmenduri

Futboll

Granit Xhaka thyen rekorde në Gjermani, kjo është çmenduri

Më: 10 mars 2024 Në ora: 23:05
Granit Xhaka

Bayer Leverkusen mori një fitore të madhe ndaj Wolfsburgut me rezultatin 2:0 në kuadër të javës së 25-të të Bundesligës.

Tjetër paraqitje fantastike për Granit Xhakën që është shndërruar në një lider te “aspirinat”. 

Sa i përket pasimeve ai ishte i jashtëzakonshëm pasi nga 165 ai kompletoi 161, një numër shumë i madh që rrallë arrihet në futbollin modern.

Madje 87 nga 89 i kishte në fushën e kundërshtarit, rekord që nuk e ka arritur asnjë lojtarë asnjëherë nga sezoni 2015/16. 

Xhaka kishte po ashtu dy gjuajtje në kuadrat dhe dy spastrime nga zona, ndërsa shtoi edhe tri pasime kyçe për bashkëlojtarët.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat