Çelsi me sytë nga Fulhemi prej Brojës, ja çfarë ndodh nëse sulmuesi shqiptar nuk starton si titullar këtë javë

Futboll

Çelsi me sytë nga Fulhemi prej Brojës, ja çfarë ndodh nëse sulmuesi shqiptar nuk starton si titullar këtë javë

Më: 13 mars 2024 Në ora: 17:32
Armando Broja

Çelsi duket se këtë javë i ka sytë nga Fulhemi dhe kjo e gjitha për shkak të Armando Brojës.

Skuadra nga Londra do të përballet me Totenhemin të shtunën dhe “Blutë” presin me padurim nëse sulmuesi i Kombëtares shqiptare do të jetë titullar ose jo.

Nëse 22-vjeçari nis nga minuta e parë këtë takim dhe çdo ndeshje tjetër deri në fund, gjë që duket mjaft e vështirë për shkak të formës së mirë që po kalon Muniz, atëherë Fulhemi ka shansin për të mos i paguar Çelsit asnjë qindarkë për huazimin e Brojës.

Në të kundërt, klubi i Premier Ligës duhet t’i paguajë 4 milionë paund rivalit të tij dhe kjo mund të ndodhë që pas këtij takimi.

Kjo për shkak të kontratës që klubet firmosën për huazimin e sulmuesit të Kombëtares shqiptare. Nëse Broja do të startonte 60% të ndeshjeve të Premier Ligës atëherë Fulhemi nuk do t’i paguante asnjë qindarkë Çelsit, por tashmë me 10 ndeshje të mbetura gjërat duken të vështira.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat