Saka: Arsenali fiton titullin

Futboll

Saka: Arsenali fiton titullin

Më: 14 mars 2024 Në ora: 19:36
Pamje nga një ndeshje

Ylli anglez, Bukaјo Saka ka thënë se Arsenali mund të fitojë si Ligën Premier ashtu edhe Ligën e Kampionëve këtë sezon. Saka, i cili luajti një rol të madh teksa klubi kaloi në çerekfinalet e Ligës së Kampionëve duke mundur Porton, dëshiron të shkojë deri në fund.

Të pyetur pas ndeshjes nëse preferojnë një titull mbi një tjetër, Saka dhe David Raya të dy thanë: “Të dyja”.

Saka shtoi nëse ata mund ta mposhtin Man. SItin më 31 mars.

“Po, ne mundemi.

Tani për tani, ne jemi në krye të ligës dhe jemi në çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndërsa shkojmë në pushimin ndërkombëtar.

Kjo na jep shumë vrull, shumë besim, se ne mund të shkojmë në Etihad dhe të marrim një rezultat”, përfundoi anglezi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat