Nuk i kreu punë goli i Hoxhës, Dinamo eliminohet nga skuadra greke

Futboll

Nuk i kreu punë goli i Hoxhës, Dinamo eliminohet nga skuadra greke

Nga: K. G. Më: 14 mars 2024 Në ora: 20:39
Pamje nga ndeshja

Futbollisti nga Kosova, Arbër Hoxha, ka shënuar për Dinamon e Zagrebit por ky gol nuk i kreu punë skuadrës së tij. 

PAOK si vendas (në Selanik) e mposhti me rezultat 5:1 Dinamon e Zagrebit, në takimin e kthimit të së tetës së finales të Conference League.

Hoxha shënoi në minutën e 49-të për Dinamon.

Për skuadrën greke realizuan Baba (27'), Suçiç (33'-autogol), Thomas (42'), Koulierakis (73') e Zhivkoviq (88’ – nga penalltia).

PAOK ka përmbysur humbjen me 2:0 në Zagreb dhe me rezultat të përgjithshëm 5:3 është kualifikuar në çerekfinale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat