Sulmuesi i Interit për eliminimin: Të ngremë kokën

Futboll

Sulmuesi i Interit për eliminimin: Të ngremë kokën

Më: 14 mars 2024 Në ora: 21:25
Pamje nga ndeshja

Një ditë pas eliminimit të Interit nga Championsi (Atletico e Mdridit u kualifikua pas goditjeve të 11-metërshave), sulmuesi i të kaltërve, Marcus Thuram, shprehu zhgënjimin e tij në rrjetet sociale:

“Zhgënjimi është i madh dhe të nesërmen edhe më shumë.

Sot jemi të gjithë të prekur nga eliminimi.

Por unë kam besim në këtë ekip, besim te vëllezërit e mi, besim te familja jonë për të luftuar.

Kemi ende shumë për të bërë, kështu që le të ngremë kokën dhe të arrijmë qëllimet tona”, ka shkruar francezi.

Thuram ishte ndër protagonistët negativë të ndeshjes në “Metropolitano”.

Ky është komenti për performancën e tij në raportet e TMË:

“Ai nuk përfiton nga topat e duhur, duke humbur dy gola para portës. Inzaghi e largon nga fusha para se të përfundojë punën dhe shkatërron plotësisht një mbrëmje që tashmë është shumë larg nga ajo që jemi mësuar të shohim. Nota: 4.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat