Arbër Hoxha pjesë e listës për miqësoret ndaj Kilit dhe Suedisë

Futboll

Arbër Hoxha pjesë e listës për miqësoret ndaj Kilit dhe Suedisë

Më: 15 mars 2024 Në ora: 11:53
Arbër Hoxha

Një lajm i mjaft i bujshëm vjen për listën e Kombëtares shqiptare për ndeshjet që do të luhen këtë muaji përballë Kilit dhe Suedisë.

Miqësoret e 22 dhe 25 marsit pritet të sjellin ndryshime në organikën e ekipit.

Sipas “Dueli Sportiv”, Arbër Hoxha është lojtari që ka marrë “zemrën” e Sylvinhos, me brazilianin që e ka ftuar në Kombëtare për këto dy ndeshje miqësore.

Kujtojmë që Hoxha luan në rolin e sulmuesit të krahut të majtë dhe aktualisht mbanë veshur fanellën e Dinamos së Zagrebit. 25-vjeçari po zhvillon një sezon mjaft të mirë, teksa mbrëmjen e djeshme shënoi gol përballë Paok-ut në Conference League.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat