De Bruyne tremb klubin

Futboll

De Bruyne tremb klubin

Më: 15 mars 2024 Në ora: 15:21
Mesfushori belg Kevin De Bruyne

Mesfushori belg Kevin De Bruyne ka ndalur bisedimet me skuadrën e Manchester City për sa i përket rinovimit të kontratës.

Lojtari ka ende edhe një vit kontratë, ndal klubi synonte ta rinovonte atë.

Mediat britanike konfirmojnë se pas bisedimeve të para, 32-vjeçari belg ka kërkuar që një vendim të merret pasi të përfundojë ky sezon.

Kështu, para se të rinovojë, ai dëshiron të shohë se çfarë mund të arrijë ekipi këtë sezon.

De Bruyne luan që prej vitit 2015 me Manchester City dhe këtë sezon ka munguar shumicën e kohës për shkak dëmtimi.

Ai është rikthyer së fundi në fushë, por edhe në përballjen e fundit ndaj Liverpool ai la fushën i dëmtuar.

Ai nuk është grumbulluar me kombëtaren e vendit të tij për dy miqësoret e marsit, me shpresën që të rikuperojë për sfidën e 31 marsit ndaj Arsenal. Në 370 takime zyrtare me “citizens”, De Bruyne ka realizuar 98 gola, një lojtar i rëndësishëm për trajneri Guardiola.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat