Ballkani - Llapi, derbi i madh

Futboll

Ballkani - Llapi, derbi i madh

Më: 16 mars 2024 Në ora: 11:36
Pamje nga një ndeshje

Elita e futbollit tonë sjell një duel interesant mes Ballkanit dhe Llapit, të cilat takohen përsëri në xhiron e 26-të. 

Këto skuadra janë ballafaquar edhe dy herë tjera, por që sot pikët kanë rëndësi të madhe sepse ekipet kanë vetëm një pikë dallim.

Suharekasit që janë lider të tabelës, janë takuar me Llapin edhe në javën e tetë, ku triumfoi Ballkani me rezultat 2:1.

Por takimi tjetër në javën e 17-të kishte tjetër ritëm, pasi ekipi i udhëhequr nga Tahir Batatina i shkaktoi kampionit aktual humbjen e parë të edicionit.

Ndeshja e mbushur me spektakël përfundoi me rezultat 5:3 duke i dhënë llapjanëve një kthesë pozitive në luftën për pozitën e parë.

Pra, dy skuadrat kanë nga një fitore dhe mbetet të shihet se cili do të jetë rezultati sot.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat