Ballkani - Llapi, formacionet

Futboll

Ballkani - Llapi, formacionet

Më: 16 mars 2024 Në ora: 12:38
Llapi

Albi Mall Superliga sjell duelin Ballkani – Llapi që është derbi i xhiros së 26-të të kampionatit të Kosovës në futboll.

Në stadiumin e qytetit në Therandë, nga ora 13:00, luajnë këto dy skuadrat e para në tabelë.

Suharekasit vinë pas humbjes befasuese nga Fushë Kosova dhe këtë ndeshje i duhet vetëm fitorja që ta mbajë pozitën e parë.

Në anën tjetër Llapi ka pësuar humbje nga Malisheva dhe duke parë diferencën e ngushtë me liderin, i duhen pikët maksimale nga ky takim.

Formacionet zyrtare:

Ballkani: Koliçi, Thaqi, Jashanica, Dellova, Trashi, Kuc, Emerllahu, Korenica, Gripshi, Tolaj, Danfa.

Llapi: Avdyli, Vokrri, Krasniqi, Bekteshi, Rama, Blakçorri, Namani, Ahmeti,Musolli, Ramadani, Januzi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat