Derbi i madh pa fitues, Llapi kthehet me pikë të madhe nga Theranda

Futboll

Derbi i madh pa fitues, Llapi kthehet me pikë të madhe nga Theranda

Më: 16 mars 2024 Në ora: 14:53
Pamje nga ndeshja

Llapi importon pikë të madhe nga stadiumi në Therandë në duel me kampionin në fuqi dhe liderin e kampionatit, Ballkanin e Therandës.

Derbi i javës së 26-të mes Ballkanit dhe Llapit ka përfunduar baras (0:0).

Ndeshjen e përcollën rreth 1.500 shikues dhe panë lojë të mirë. 

Portieri Enea Koliçi shpëtoi Ballkanin në pjesën e parë, duke mbrojtur dy raste ideale të lojtarëve të Llapit.

Nazmi Gripshi (61’) pati rast të mirë për të shënuar por me fat skuadra llapjane, pasi që topi shkoi jashtë shtyllës së djathtë.

Në minutën e 89-të, portieri Avdyli i Llapit, ia mohon golin e sigurt skuadrës therandase. 

Nazmi Gripshi në minutën e 90+2 gati shënoi por futbollisti Ilir Krasniqi i Llapit, e hoqi topin nga vija fatale.  

Për Llapin, kjo pikë është me shije të fitores.

Ballkani kryeson me 52 pikë, pasojnë Llapi me 51, Drita 49 (një ndeshje më pak), Malisheva 47 pikë dhe Liria renditet në fund me 10 sosh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat