Përmbyllet me sukses turneu i radhës i organizuar nga FSHF në bashkëpunim me UEFA-n

Futboll

Përmbyllet me sukses turneu i radhës i organizuar nga FSHF në bashkëpunim me UEFA-n

Më: 16 mars 2024 Në ora: 21:05
Pamje nga një ndeshje

Është përmbyllur me sukses turneu UEFA Development U-16 për vajza i organizuar nga FSHF në bashkëpunim me UEFA-n, që uli siparin ditën e sotme me takimin e fundit Kosovë-Skoci.

Në këtë turne morën pjesë Shqipëria U-16, Kosova U-16, Skocia U-16 dhe Portugalia U-16, teksa të gjitha ndeshjet u luajtën në “Shtëpinë e Futbollit”.

Ky ishte turneu i dytë zhvillimor i organizuar nga FSHF për këtë vit, teksa në muajin shkurt FSHF mirëpriti edhe ndeshjet e grupit B6 të vlefshme për raundin e dytë të kualifikueseve të Kampionatit Europian U-17 për vajza, ku morën pjesë Shqipëria, Irlanda dhe Izraeli, ndërsa takimet u luajtën në stadiumin “Air Albania”.

Falë punës së mirë disavjeçare nga Federata Shqiptare e Futbollit, që ka organizuar me sukses ndeshje zyrtare të niveleve të ndryshme,

UEFA i ka besuar dhe vazhdon t’i besojë FSHF-së organizimin e ngjarjeve të rëndësishme, duke marrë parasysh mirë-organizimin e ndeshjeve me rëndësi të madhe nga institucioni i futbollit shqiptar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat