Çfarë po ngjan me Erdon Dacin?

Futboll

Çfarë po ngjan me Erdon Dacin?

Nga: K.G. Më: 16 mars 2024 Në ora: 21:35
Erdon Daci

Maqedonia e Veriut nesër do të grumbullohet në Antalia për dy ndeshjet miqësore të marsit kundër Moldavisë dhe Malit të Zi.

Përzgjedhësi Bllagoje Milevski do të ketë në dispozicion 27 futbollistë për në Antalia.

Fatkeqësisht, sulmuesi i skuadrës belge, Beveren, shqiptari Erdon Daci, për shkak të lëndimit nuk do t’i bashkohet Maqedonisë.

“Për shkak të lëndimit që pësoi në ndeshjen e fundit, Erdon Daci nuk do të mund të luajë për kombëtaren në dy ndeshjet e ardhshme miqësore kundër Moldavisë dhe Malit të Zi”, njofton Federata e Futbollit e Maqedonisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat