Katër gola e tre kartona të kuq në derbin e madh, ky eshtër rezultati përfundimtar mes Dritës dhe Gjilanit 

Futboll

Katër gola e tre kartona të kuq në derbin e madh, ky eshtër rezultati përfundimtar mes Dritës dhe Gjilanit 

Nga: K. Goca Më: 17 mars 2024 Në ora: 14:53
Gjilani

Katër gola dhe tre kartona të kuq e karakterizoi derbin e madh të Anamoravës, mes Dritës dhe Gjilanit.

Përballja mes rivalëve të qytetit, rivalëve të përbetuar ka përfunduar pa fitues, 2:2.

Drita avancoi me rezultat 1:0 me golin e baftit në minutën e 24-të. Nuk vonoi shumë dhe Gjilani kundërpërgjigjet.

Basa ka barazuar rezultat 1:1 në minutën e 32-të.

Në fund të pjesës së parë tronditet Drita. 

Ismajli shënoi për 1:2. 

Në fillim të pjesës së dytë, Drita barazoi me golin Dabiqajt pikërisht në minutën e 55-të.

Drita mbetet pa një lojtar nga minuta e 58-të, pasi që Almir Ajzeraj është përjashtuar me karton të kuq pas dy të verdhëve.

Në minutën e 90+1, Shehu i Gjilanit është përjashtuar me karton të kuq pas dy të verdhëve.

Në minutën e 90+4, Kqiku i Gjilanit është përjashtuar me karton të kuq pas dy të verdhëve. 

Pas javës së 26-të të elitës së futbollit të Kosovës, Ballkani kryeson me 52 pikë, pasojnë Llapi me 51, Drita 50, Malisheva 47 pikë etj. dhe Gjilani është në të shtatin me 26 pikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat