Një karton i kuq, Fushë Kosova baras me Prishtinën

Futboll

Një karton i kuq, Fushë Kosova baras me Prishtinën

Nga: K. G. Më: 17 mars 2024 Në ora: 14:59
Pamje nga ndeshja

Fushë Kosova edhe pse 58 minuta pati një lojtar më shumë në fushë nuk ua doli të ndal tre pikë në përballje me Prishtinën.

Derbi i fqinjëve, mes Fushë Kosovës dhe Prishtinës, përfundoi pa gola (0:0).

Ndeshja ësthtë zhvilluar në stadiumin “Sami Kelmendi” në Lipjan. Në minutën e 32-të, portieri Nika i Prishtinës është përjashtuar me karton të kuq.

Fushë Kosova është në vend të nëntë me 20 pikë e Prishtina në të pestin me 38 sosh pas javës së 26-të të elitës së futbollit të Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat