Çmenduri çfarë po bën Granit Xhaka me Bayer Leverkusenin! Kjo as që pritej 

Futboll

Çmenduri çfarë po bën Granit Xhaka me Bayer Leverkusenin! Kjo as që pritej 

Nga: K. Goca Më: 17 mars 2024 Në ora: 17:23
Xhaka me shokë feston

Bayer Leverkuseni është çështje javësh kur do të nisin festën e titullit të kampionit në Gjermani.

Ka ende kohë, janë edhe tetë javë në program, edhe 24 pikë të mundshme.

Çmenduri çfarë po bën Granit Xhaka me Bayer Leverkusenin, sot ngadhënjyen në udhëtim me rezultat 3:2 ndaj Freiburgut.

Është interesant fakti se nga 26 ndeshje, Bayer nuk njeh humbje, ka 22 fitore e 4 barazime.

Kapiteni i kombëtares së Zvicrës, Granit Xhaka, djali nga Kosova, si gjithnjë nga minuta e parë për Bayer Leverkusenin.

Çmenduri çfarë po bën Granit Xhaka me Bayer Leverkusenin, kjo ecuri 26 ndeshje pa humbje, as që pritej nga njohësit e kësaj loje. 

Për Bayer shënuan Wirtz (2'), Hlozek (40') e Schick (53') dhe për Freiburgun realizuan Doan (10') e Keitel  (79').

Bayer kryeson me 70 pikë e ka 10 më shumë se Bayern Munihu në pozitën e dytë.

Freiburg është në vend të nëntë me 33 pikë të mbledhura.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat