Kjo është befasia për Granit Xhakën! Mediumi zviceran përmend edhe taksin 

Futboll

Kjo është befasia për Granit Xhakën! Mediumi zviceran përmend edhe taksin 

Nga: K. Goca Më: 17 mars 2024 Në ora: 22:15
Futbollisti Granit Xhaka në mesin e fansave

Futbollisti Granit Xhaka (31 vjeç) drejton shokët e tij në fushë për 90 minuta. 

Leverkuseni e ka mposhtur me rezultat 3:2 Freiburgun. 

Xhaka nuk mund të rrijë duarkryq pas fishkëllimës së fundit. 

Image

Xhaka të makina

Ai është edhe dirigjenti i ekipit të tij në parkingun ngjitur me stadiumin “Europa Park”. 

“Ashtu si Xhaka, disa nga shokët e tij të skuadrës gjithashtu do  të takohen me kombëtaret e tyre të hënën. 

Dhe për shkak se Xhaka do të shkojë gjithsesi nga Freiburg në Basel, ai organizon një shërbim taksi në Euroaeroport.

Vëllai Taulanti dhe babai Ragipi bëjnë shërbim taksi!

Vëllai Taulanti dhe babai i tyre Ragip Xhaka, qëndrojnë pranë me makinat e tyre, do të shërbejnë si ngasës.

Megjithatë, kapiteni i Kombëtares së Zvicrës i duhen disa minuta që të mbledhë të gjithë miqtë e tij të Leverkusenit dhe t'i shpërndajë mes dy makinave.

Gjithashtu Xhaka kërkon ende kohë për të bërë foto me fansat që presin.

Më në fund është e qartë se kush ku po shkon.

Dy mbrojtësit Jeremie Frimpong (23) dhe Edmond Tapsoba (25 vjeç) i bashkohen Taulantit, portieri Lukas Hradecky (34) dhe vetë Graniti gjejnë një vend te babai Xhaka.

Ndërsa bashkëlojtarët e tij do të hipin në aeroplan për në kombëtare të dielën në mbrëmje, Xhaka nuk do të fluturojë për në kombëtare deri të hënën në mbrëmje.

Në La Manga të Spanjës, skuadra e Murat Yakin po përgatitet për dy ndeshjet miqësore kundër Danimarkës (23 mars) dhe Irlandës (26 mars)”, - shkruan mediumi zviceran “Blick”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat