Ahmataj merr drejtimin e kuqezinjve

Futboll

Ahmataj merr drejtimin e kuqezinjve

Më: 19 mars 2024 Në ora: 11:43
Julian Ahmataj

Julian Ahmataj ka gjetur menjëherë skuadrën që do të drejtojë. Pas largimit nga Tirana, merr drejtimin e kombëtares U-19,  

Grupmoshë e cila drejtohet aktualisht nga Bledi Shkëmbi.

Ky i fundit do t’i drejtojë kuqezinjtë e vegjël në miqësore dhe me pas do t’i lirojë stolin ish-it të bardhebluve.

Në këtë mënyrë Ahmataj do të marrë në dorë “frenat” e U-19, ndërsa Shkëmbi do të spostohet te U-17.

Këto të fundit prej 1 viti janë drejtuar nga Ardi Bahari, i cili tashmë nga Federata i është besuar një tjetër rol.

Bahari do të jetë shefi i skautingut, ku do të ketë për detyrë të spikasi të gjithë talentet që në të ardhmen do t’i shërbejnë kombëtares.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat