Kritika pa fund

Futboll

Kritika pa fund

Më: 19 mars 2024 Në ora: 16:06
Gjermania

Kombëtarja gjermane, në bashkëpunim me sponsorin teknik “Adidas”, në fakt kishte prezantuar një uniformë rozë, e përdorshme si mysafire në kuadër të Kampionatit të ardhshëm Evropian 2024.

Nuanca rozë-vjollcë me një motiv në formë diamanti nuk u pëlqye nga publiku. Një “breshëri” kritikash që e detyroi federatën gjermane të përgjigjej menjëherë dhe me shumë inteligjencë përmes një videoje, që nuk ishte aspak efektive.

“Askush nuk e dëshiron këtë fanellë, është për femra, – lexojmë në disa komente, ndërsa të tjerët thjesht thonë: – Nuk është fanella e Gjermanisë”. Pohime që janë filmuar në video dhe mbivendosur mbi imazhet që lëvizin.

Në videon e publikuar nga Gjermania shihen disa protagonistë të kombëtares gjermane, si Florian Wirtz. “Unë jam nga Gjermania”, -shpjegon talenti i Bayer Leverkusen, së bashku me Rudi Voeller. Madje edhe sulmuesi kampion bote i vitit 1990 (dhe kampion i Romës për 5 vite) mohoi deklaratën se nuk është një “fanellë për legjendat e futbollit”.

Uniforma si mysafir sigurisht që thyen rregullat e pamjes së ashpër tipike të gjermanëve, por federata sigurisht nuk e priste “breshërinë” e kritikave. Përveç fanellës rozë-vjollcë, uniformën e plotësojnë më pas pantallonat e shkurtra dhe çorapet, të cilat janë tërësisht vjollcë. Dy ngjyrat përzihen së bashku vetëm te fanella.

Asgjë për ta parë qartë në këtë uniformë traditën që ka karakterizuar gjithmonë fanellën e parë, atë vendase, tipike e historisë së Gjermanisë. Fanella klasike e bardhë me karaktere 3D në stilin e viteve 90-të, e zezë, e kuqe dhe e artë te shpatullat, me një etiketë që kujton logon e Federatës Gjermane të Futbollit (Dfb), ka mbetur praktikisht e paprekur.

Megjithatë, askush nuk e priste që një uniformë me tipare rozë dhe vjollcë mund të ngjallte kaq shumë diskutime. Pavarësisht kësaj, Gjermania nuk ndryshon. Uniformat e reja do të vishen në miqësoret e para ndërkombëtare, më 23 mars kundër Francës, dhe tri ditë më pas kundër Holandës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat