Franca, dëmtimi i Griezmann ndërpret një rekord të bujshëm

Futboll

Franca, dëmtimi i Griezmann ndërpret një rekord të bujshëm

Më: 19 mars 2024 Në ora: 18:38
Griezmann

Griezman nuk do të jetë në dispozicion të Deschamps për ndeshjet miqësore kundër Gjermanisë dhe Kilit, të planifikuara përkatësisht për 23 dhe 26 mars.

Sulmuesi i Atletico Madridit u zëvendësua nga Guendouzi i Lazios, por lajmi për mungesën e tij për shkak të dëmtimit bëri bujë për një arsye shumë specifike.

Me mungesën e tij në ndeshjen kundër Gjermanisë, përfundon seria e gjatë e paraqitjeve të njëpasnjëshme të Griezmann me kombëtaren franceze.

Sulmuesi ka regjistruar një shifër të pabesueshme prej 84 ndeshjesh radhazi me Francën, duke dalë në fushë me rregullsi absolute gjatë shtatë viteve të fundit.

Hera e fundit që ai nuk ka luajtur nga minuta e parë ishte më 13 qershor 2017, kur Franca u përball me Anglinë në një miqësore. Një jetë më parë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat