Ndryshon data e derbit të Milanos-s

Futboll

Ndryshon data e derbit të Milanos-s

Më: 20 mars 2024 Në ora: 14:36
Foto ilustrim

Të hënën e 22 prillit në mbrëmje do të luhet derbi i Milanos mes Milan-it dhe Inter-it, i cili teorikisht mund t’i japë “zikaltërve” titullin kampion të Serie A.

Këtë lajm e bëri publik, klubi i Inter-it, që kështu zyrtarizoi vendimin e marrë nga Serie A në orët e fundit.

“Pas pushimit kushtuar angazhimeve të kombëtareve, kampionati do të hyjë në fazën finale.

Rrugëtimi i ‘zikaltërve’ do të nisë sërish të hënën më 1 prill me ndeshjen kundër Empolit në ‘San Siro’.

Me datat dhe oraret e zyrtarizuara deri në rundin e 33-të, është përcaktuar rruga e Inter-it deri në derbin, i cili do të luhet në shtëpinë e Milan-it të hënën më 22 prill në orën 20:45”-bën me dije klubi “zikaltër”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat