San Marino nuk fiton nga viti 2004

Futboll

San Marino nuk fiton nga viti 2004

Më: 21 mars 2024 Në ora: 14:04
Foto ilustrim

San Marino, e cila gjendet në pozitën e fundit të renditjes së FIFA-s, po shpresonte ta gjente fitoren e parë që nga viti 2004 kundër Kombëtares së renditur në vendin e 147-të në ranglistë, St. Kitts and Nevis.

Por, nuk ishte e thënë për këtë Kombëtare evropiane as në tentimin e 138-të radhazi.

E këtë të diel, San Marino do të luajë përsëri kundër St. Kitts and Nevis.

Ndoshta këtë radhë kësaj kombëtareje “do t’i dhez” dhe do ta shijojë fitoren e parë pas pritjes prej 20 vjetësh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat