Babai i Neymar “braktis” Dani Alves: Ka spekulime për një çështje që nuk më takon mua, shpresoj që ai t’i gjejë paratë

Futboll

Babai i Neymar “braktis” Dani Alves: Ka spekulime për një çështje që nuk më takon mua, shpresoj që ai t’i gjejë paratë

Më: 22 mars 2024 Në ora: 10:09
Neymar dhe babai i tij

Babai i Neymar Juniorit, Neymar da Silva Santos, ka publikuar një deklaratë në llogarinë e tij në Twitter nëpërmjet së cilës ka mohuar se do të bashkëpunojë për të paguar garancinë me kusht (1 milion euro) që do t’i jepte mundësinë Dani Alvesin të dilte nga burgu.

Edhe pse ai ka bashkëpunuar financiarisht me brazilianin kur ende nuk e kishte marrë dënimin e parë, da Silva ka mohuar se do ta bëjë sërish.

“Siç e dinë të gjithë, në fillim e kam ndihmuar Dani Alvesin, pa asnjë lidhje me asnjë gjyq. Në këtë moment, është një situatë ndryshe nga ajo e mëparshme, pasi drejtësia spanjolle tashmë ka vendosur ta dënojë Dani Alvesin”, shpjegoi ai për të justifikuar vendimin e tij.

Da Silva Santos ka kërkuar gjithashtu që emri i tij dhe i djalit të mos lidhet më me këtë rast, pavarësisht miqësisë që mund t’i bashkojë.

“Ka spekulime dhe përpjekje për të lidhur emrin tim dhe të djalit tim me një çështje që nuk na shqetëson më sot,” shtoi ai përpara se të përfundonte me një mesazh plot kuptim:

“Shpresoj që Dani t’i gjejë, së bashku me familjen e tij, të gjitha përgjigjet që kërkoni. Për ne, për familjen time, çështja ka marrë fund. Dhe kaq”, përfundoi ai.

Nëse shuma (1 milion euro) nuk depozitohet në zyrën e nëpunësit të gjykatës para së premtes, në orën 14:00, Alves do të flejë në burg gjithë fundjavën.

Një muaj para fillimit të gjyqit, media braziliane “UOL” raportoi se familja Neymar i kishte transferuar të burgosurit rreth 150 mijë euro, përveçse asistencën e avokatit të besuar të familjes, Gustavo Xisto.

Pikërisht ato 150 mijë euro ishin thelbësore në uljen e masës së dënimit nga Gjykata Provinciale e Barcelonës. Magjistratët vlerësuan pozitivisht se Alves e pagoi atë shumë si kompensim për dëmin moral dhe psikologjik të ardhur nga sulmi seksual dhe ia përgjysmuan dënimin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat