Inter mendon të forcojë mbrojtjen, tre emra “big” në listë

Futboll

Inter mendon të forcojë mbrojtjen, tre emra “big” në listë

Më: 22 mars 2024 Në ora: 11:25
Kim

Rasti i Acerbi dhe performanca e De Vrij, e cila ka qenë gjithmonë nën nivel kohët e fundit, e çojnë Interin në lëvizje për të forcuar repartin e mbrojtjes, raporton “Gazzetta dello Sport”. Në verë, nëse mbrojtësi italian do të largohej dhe holandezi nuk konfirmohet, drejtuesit e zikaltërve do të fokusoheshin në një mbrojtës të nivelit të lartë, të aftë për të drejtuar repartin.

Emri i parë në listë është ai i Kim, ish-lojtarit të Napolit. Bayern Munich pagoi 50 milionë euro vetëm një vit më parë. Kim u transferua në gjermani për rolin e titullarit, por shpesh ai e humbi këtë fanellë. Do të duhet të vlerësohet se kush do të jetë trajneri i ri i bavarezëve, për të parë nëse Kim do të jetë në planin e tij apo jo. Inter ka një marrëdhënie të mirë me Bayern Munich, siç shihet edhe nga dy transferimet e fundit, Sommer dhe Pavard. Nuk përjashtohet mundësia që Kim të arrijë tek Inter me huazim dhe mundësi blerje në fund të sezonit.

Një tjetër emër në pamje është ai i Chris Smalling. Qendërmbrojtësi i Romës, i rikthyer nga një sezon i tmerrshëm për shkak të problemeve fizike, ka vetëm një vit të mbetur në kontratën e tij me klubin kryeqytetas dhe është perfekt me një mbrojtje me tre lojtarë. Megjithatë, Inter do ta mendojë mirë pasi do shihet njëherë se si do e mbyllë anglezi sezonin.

Më pas, është edhe opsioni i mbrojtësit grek 26-vjeçar, Konstantinos Mavropanos, lojtar i Ëest Ham. Ai nuk është shpesh titullar, por ka eksperimentuar me mbrojtjen me tre, ku performanca ishte e shkëlqyer, në kohën kur luante për Stuttgart.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat