Kosova gati

Futboll

Kosova gati

Më: 22 mars 2024 Në ora: 16:29
Foda

Kanë mbetur edhe pak minuta drejtë fillimit të miqësores mes Armenisë e Kosovës, e cila zhvillohet ‘Vazgen Sargsyan Republican Stadium’ të Yerevanit.

Dardanët do t’ia bëjnë ‘sefte’ sot me përzgjedhësin e ri, Franco Foda, i cili u emërua muajin e kaluar si pasues i Primoz Gliha.

Takimi mes Armenisë e Kosovës do të nis nga ora 17:00.

Kjo nuk do të jetë përballja e vetme e verdh e kaltërve për muajin mars.

Katër ditë më vonë, luajnë një tjetër miqësore, kësaj radhe ndaj Hungarisë në Budapest.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat