Nagelsmann konfirmon: Neuer do të jetë portieri titullar në Euro 2024

Futboll

Nagelsmann konfirmon: Neuer do të jetë portieri titullar në Euro 2024

Më: 22 mars 2024 Në ora: 22:57
Manuel Neuer

Pavarësisht se është larguar nga grumbullimi i Gjermanisë përpara miqësoreve kundër Francës dhe Holandës për shkak të problemeve fizike, portieri Manuel Neuer nuk rrezikon të humbasë vendin e tij titullar në Kampionatin Evropian që do të luhet në Gjermani këtë verë.

Trajneri Julian Nagelsmann e shpjegoi këtë duke thënë se hierarkitë, pavarësisht konkurrencës nga Marc-André ter Stegen i Barcelonës, nuk kanë ndryshuar:

“Për momentin asgjë nuk ka ndryshuar, Neuer do të jetë titullar.

Ne folëm me të gjithë lojtarët dhe morëm vendimet tona. Fatkeqësisht Manuel është i dëmtuar, por është vetëm një dëmtim i muskujve dhe ai nuk do të duhet të jetë jashtë për shumë kohë.

Neuer ka luajtur vazhdimisht kohët e fundit, si në Champions League ashtu edhe në Bundesligë, ndodhin lëndime muskulore, por nuk ka asnjë shqetësim.

Tani Marc do të luajë, por ai e di që në qershor mund të luajë më pak”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat