Afrim Tovërlani: Ndeshje shumë e vështirë, ndaj një Gjermanie për të cilën nuk kemi pse flasim

Futboll

Afrim Tovërlani: Ndeshje shumë e vështirë, ndaj një Gjermanie për të cilën nuk kemi pse flasim

Më: 23 mars 2024 Në ora: 12:15
Afrim Tovërlani

Përzgjedhësi i kombëtares së Kosovës, Afrim Tovërlani, u shpreh i kënaqur me paraqitjen e djelmoshave të tij.

Kombëtarja e Kosovës U21 importoi një pikë në udhëtim ndaj superfuqisë botërore, Gjermanisë U21 në kuadër të Grupit D të kualifikueseve për Kampionatin Evropian.

Një barazim (0:0) në Chemnitz e ka shijen e fitores.

“Ishte ndeshje shumë e vështirë, ndaj një Gjermanie për të cilën nuk kemi pse flasim. I falënderoj shumë futbollistët për angazhimin dhe luftën e pa kompromis, i falënderoj edhe tifozët që kishin ardhur të na përkrahin.

Nuk patëm fat në ndeshjen e parë në Prishtinë sepse besoj se edhe pozita jonë në tabele do të ishte ndryshe.

Djemtë tanë luftuan shumë ndaj një kampioni të shumëfishtë kushtet dhe mjetet e të cilëve janë të pakrahasueshme.

Jam shumë i lumtur për djemtë të cilëve iu shpagua angazhimi, mundi dhe djersa”, tha Tovërlani..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat