​Laporta sqaron të ardhmen e Felix dhe Cancelos

Futboll

​Laporta sqaron të ardhmen e Felix dhe Cancelos

Më: 23 mars 2024 Në ora: 13:52
Felix dhe Cancelos

Presidenti i Barcelonës, Joan Laporta ka sqaruar të ardhmen e Joao Felix dhe Joao Cancelos.

Felix dhe Cancelo janë në huazim te Barça deri në fund të këtij sezoni nga Atletico Madridi, respektivisht Manchester City.

“Unë mendoj se që të dy, Joao Cancelo dhe Joao Felix do të vazhdojnë te Barcelona sezonin e ardhshëm”, tha Laporta.

“Shpresoj që Atletico mos të nxjerrë probleme. Unë nuk mendoj se Manchester City do të vendos ndonjë limit në këtë gjë. Sigurisht do të jetë një zgjatje e huazimeve me një çmim fiks”, shtoi më tej presidenti i kampionit spanjoll.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat