Belgjika dështon në miqësoren me Irlandën! Austria triumfon kundër Sllovakisë

Futboll

Belgjika dështon në miqësoren me Irlandën! Austria triumfon kundër Sllovakisë

Më: 23 mars 2024 Në ora: 20:01
Pamje nga ndeshja

Belgjika nuk ka arritur të triumfojë në transfertën me Irlandën.

Miqësorja e zhvilluar në Dublin është mbyllur me barazimin pa gola 0-0.

Vendasit patën mundësinë e artë në minutën e 27-të për kaluar në avantazh, por Ferguson gaboi nga pika e bardhë e penalltisë.

Ndërkohë sulmuesi Romelu Lukaku nuk pati as edhe një minutë në këtë sfidë.

Nga ana tjetër u zhvillua dhe miqësorja mes Sllovakisë dhe Austrisë e cila u mbyll me shifrat 0-2.

Autorët e golave ishin Baumgartner dhe Ueiman..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat