Koeman: Memphis lojtar i madh

Futboll

 Koeman: Memphis lojtar i madh

Më: 24 mars 2024 Në ora: 12:57
Holanda

Në fund të ndeshjes së fituar kundër Skocisë, trajneri i Holandës Ronald Koeman foli me superlativa për futbollistët e tij:

“Kushdo që u aktivizua nga pankina bëri mirë, por faza e mëparshme, për rreth një orë, ishte e keqe.

Me kalimin e minutave u bëmë të rrezikshëm, por nuk mjafton, sepse ata patën më shumë shanse. Rikthimet e Depay-t dhe Wijnaldum?

Memphis është një lojtar i madh, pavarësisht se ka pasur edhe momente në pjesën e parë në të cilat ai humbi topin. Është një nga lojtarët më kreativë, një vlerë e shtuar në sulm.”

Xavi Simons: “Shumë shpesh ai kërkonte një zgjidhje të vështirë. Por tani ai duhet të fitojë ngadalë përvojë dhe të kuptojë që ne në Holandë, rrezikojmë shumë nga humbja e topit.

Por nuk ka të bëjë vetëm me Simonsin. Fleken luajti mirë, por edhe e humbiste kollaj topin.

Ashtu si Wieffer. Vetëm në fazën finale shënuam kundër Skocisë, por sigurisht që për një orë nuk luajtëm mirë.”

Elozhet për Reijnders: “Ai është i shpejtë, një lojtar i domosdoshëm në ekipin tonë. A ka ndonjë ndryshim përpara miqësores së të martës? E kisha në plan ta bëja, por do të marr parasysh edhe ndeshjen kundër Skocisë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat