Kombëtarja e Shqipërisë të hënën sfidon Suedinë

Futboll

Kombëtarja e Shqipërisë të hënën sfidon Suedinë

Më: 24 mars 2024 Në ora: 15:31
Pamje nga një ndeshje

Kombëtarja Shqiptare u mposht 3-0 nga Kili në miqësoren e parë të këtij muaji. Tashmë kuqezinjtë nuk kanë kohë për të humbur, pasi sfida tjetër është shumë afër.

Sylvinho me ‘djemtë’ e tij duhet të kthejnë fokusin tashmë te miqësorja e tyre.

Sfida me Suedinë do të luhet ditën e hënë në orën 19:00.

Pavarësisht se është një sfidë miqësore, por fitorja ndaj Suedisë është shumë e rëndësishme. Braziliani do të synojë të kthejë skuadrën te rezultatet pozitive dhe të korrigjojë gjërat që nuk shkuan siç duhet ndaj Kilit.

Një takim i rëndësishëm, pasi Sylvinho do të ‘piketojë’ edhe lojtarët që do të ketë në Euro 2024. Fitorja do të shërbente edhe për moralin e skuadrës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat