Gol me shiritin e kapitenit në krah, Barella tregohet entuziast: Italia ka një grup fantastik

Futboll

Gol me shiritin e kapitenit në krah, Barella tregohet entuziast: Italia ka një grup fantastik

Më: 25 mars 2024 Në ora: 13:50
Nicolo Barella

Me shiritin e kapitenit në krah, Nicolo Barella gjeti edhe golin në suksesin 2-0 të Italisë ndaj Ekuadorit, pikërisht në minutat e fundit të sfidës.

Mesfushori i Interit u shfaq i kënaqur me golin, por mbi të gjitha me lojën dhe grupin që forcohet gjithnjë e më shumë.

“Vuajtëm shumë në pjesën e dytë dhe kjo nuk është normale për cilësitë tona. Megjithatë kishin mbetur edhe pak energji për të shënuar golin në fund, të cilin e shijova shumë.

Paraqitja ishte shumë e mirë. Po forcohet gjithnjë e më shumë një grup që ka dëshirë të sakrifikojë dhe të arrijë objektiva madhore”, u shpreh Barella

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat