​Krerët e FFK-së në vizitë zyrtare në Ambasadën e Kosovës në Budapest

Futboll

​Krerët e FFK-së në vizitë zyrtare në Ambasadën e Kosovës në Budapest

Më: 25 mars 2024 Në ora: 14:28
Foto nga vendi i ngjarjes

Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), Agim Ademi dhe nënkryetari, Bakir Burri kanë qëndruar sot për vizitë zyrtare në Ambasadën e Republikës së Kosovës në Budapest.

Presidenti Ademi dhe nënkryetari Burri u pritën nga Naser Idrizi, ministër këshilltar në ambasadë.

Presidenti Ademi shpalosi detaje nga qëndrimi dhe mikpritja e mirë e ekspeditës së Kombëtares në Budapest, por edhe për proceset zhvillimore të FFK-së në krijimin e kushteve sa më të mira për futbollistët. Po ashtu, presidenti i FFK-së theksoi rëndësinë e bashkëpunimit me përfaqësitë diplomatike të Kosovës në promovimin e sportit dhe imazhit të vendit në arenën ndërkombëtare.

Në anën tjetër, i ngarkuari me punë në ambasadë, Naser Idrizi u shpreh i kënaqur për vizitën e delegacionit të FFK-së, si dhe uroi që Kombëtarja e Kosovës të ketë paraqitje dinjitoze në ndeshjen e nesërme kundër Hungarisë në“Puskas Arena”.

Në fund të takimit, presidenti Ademi i dhuroi Naser Idrizit fanellën e Kosovës si dhe simbolin e Hyjneshës në Fron.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat