Egbo: Lojtarët kanë sakrifikuar shumë

Futboll

Egbo: Lojtarët kanë sakrifikuar shumë

Më: 30 mars 2024 Në ora: 17:40
Egbo

Trajneri i Prishtinës, Emmanuel Egbo, është prononcuar pas ndeshjes që Prishtina luajti baras me rezultat 0-0 ndaj kampionit në fuqi Ballkanit.

Tekniku i kryeqytetasve falenderoi lojtarët e tij për sakrificën që bën në këtë takim duke marrë parasysh mungesat me të cilat përballej Prishtina.

“Falënderoj lojtarët që sakrifikuan, pavarësisht mungesave që kishim. Ishte ndeshje e fortë pasi luanim kundër kampionit të dy edicioneve të fundit. Ashtu si ka shkuar ndeshja, barazimi ka qenë rezultati më i drejtë.

Kemi bërë goxha punë prejse kam ardhur dhe kemi bërë ndryshime në ekip”.

Tutje, Egbo tha se tani Prishtina ka krijuar një identitet të saj i cili po shfaqet në ndeshje.

“Ekipi tani ka identitet që shprehet në lojë, madje kemi edhe Kupë të fituar. Kemi fituar edhe disa lojtarë të rinj, ndërsa disa të tjerë ende janë të lënduar dhe nuk e kanë nivelin më të mirë të lojës”, ka thënë Egbo pas ndeshjes.

Prishtina do të rikthehet në aksion përsëri në mesjavë, ku do të përballet me Dritën në ndeshjen e parë të gjysmëfinales së Kupës së Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat