Mesfushori gjerman refuzon Manchester Cityn dhe Liverpoolin

Futboll

Mesfushori gjerman refuzon Manchester Cityn dhe Liverpoolin

Më: 3 prill 2024 Në ora: 13:19
Pamje nga një ndeshje

Florian Wirtz po shkëlqen këtë sezon në Bundesligë. Mesfushori gjerman ka grumbulluar 7 gola dhe 10 asiste në 27 ndeshje, duke u bërë një nga më produktivët në të gjithë Evropën.

Bayer Leverkusen, zbulimi i madh i këtij sezoni, falë “bëmave” të trajnerit Xabi Alonso, do të ketë shumë kërkesa merkaton e verës për të lindurin më 2003.

Mes tyre, sipas asaj që raportohet nga HITC, spikat interesimi i Manchester City dhe Liverpool.

Megjithatë, portali anglez shkruan se pas vendimit të Xabi Alonso për të qëndruar edhe pas përfundimit të këtij sezoni, pavarësisht ofertave shumë joshëse të Bayern Munich dhe Liverpool, mesfushori Wirtz pritet të bëjë të njëjtën gjë, i ndikuar nga trajneri i tij.

Me qëndrimin e Xabi Alonso në stolin që mban aktualisht në Bundesligë, edhe qëndrimi i Wirtz te Bayer Leverkusen është pak më afër. E thënë ndryshe, Premier League duket më larg për të.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat