Voska Sport afër historisë, një hap afër finales së Kupës Maqedonisë së Veriut

Futboll

Voska Sport afër historisë, një hap afër finales së Kupës Maqedonisë së Veriut

Nga: K.G. Më: 3 prill 2024 Në ora: 17:01
Voska Sport

Skuadra shqiptare, Voska Sport, ka shënuar fitore me rezultat 2:0 ndaj Makedonija GP, në ndeshjen e parë të gjysmëfinales së Kupës së Maqedonisë së Veriut në futboll.

Skuadra nga Ohri ka treguar lojë të mirë dhe si fryt i kësaj edhe ka shënuar fitore ndaj mysafirëve nga Gjorgje Petrovi.

Golat i realizuan Medin Bajrami (38') e Boban Georgiev (39').

Voska ka një rezultat shumë të mirë për sfidën e kthimit dhe është afër historisë, afër finales së madhe.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat