Shqipëria mbyll përgatitjet për ndeshjen e dytë ndaj Lihtenshtejnit

Futboll

Shqipëria mbyll përgatitjet për ndeshjen e dytë ndaj Lihtenshtejnit

Më: 5 prill 2024 Në ora: 18:11
Shqipëria e vajzave U-19

Shqipëria e vajzave U-19 është gati për ndeshjen ndaj Lihtenshtejnit, e vlefshme për raundin e dytë të Kampionatit Europian 2024.

Skuadra e drejtuar nga trajneri Kreshnik Krepi zhvilloi pasditen e sotme seancën e fundit stërvitore në kompleksin “Tropikal” në Durrës.

Departamenti i Komunikimit në FSHF bën me dije se futbollistja Jehona Coka nuk do të jetë pjesë e ekipit në dy ndeshjet e mbetura për shkak të dëmtimit të pësuar në takimin me Qipron.

Përsa i përket pjesës tjetër të ekipit, grupi është në gjendje të mirë dhe të gjitha futbollistet kanë marrë ngarkesën e plotë stërvitore, nën urdhrat e trajnerit Kreshnik Krepi.

Shqipëria e vajzave U-19 do të luajë nesër në stadiumin “Elbasan Arena” ndeshjen e dytë ndaj Lihtenshtejnit, në ora 15:30. Vajzat kuqezi do të kërkojnë fitoren e radhës, pas triumfit 3-0 ndaj Qipros në takimin e parë.

Ndeshja tjetër e grupit B2, Skoci – Qipro do të luhet po nesër në “Shtëpinë e Futbollit” në ora 11:30.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat