Manchester City i shkakton humbje Crystal Palaces në Londër

Futboll

Manchester City i shkakton humbje Crystal Palaces në Londër

Nga: K.G. Më: 6 prill 2024 Në ora: 15:22
Lewis feston

Manchester City barazohet me pikë me liderin e Premier Leagues. 

Skuadra nga Londra, Crystal Palace, nuk ishte rival i denjë si vendas, duke pësuar humbje me rezultat 4:2 nga Manchester City, në takimin e javës së 32-të.

Mysafirët shfaqën lojë shumë të mirë duke e mbushur rrjetën e vendasve. 

Mateta në minutën e tretë kaloi në epërsi Crystal Palacen. 

Mysafirët ky gol i motivoi më shumë duke shënuar katër herë në portë e vendasve.

De Bruyne (13' e 77'). Lewis (47'), Haaland (66'). 

Vendasit ngushtuan humbjen në 2:4 me golin e futbollistit Edouard në minutën e 86-të.

Manchester City është në vend të dytë me 70 pikë sa ka edhe lideri Liverpooli (një ndeshje më pak) dhe Arsenali është në të tretin me 68 pikë. 

Crystal Palace zë pozitën e 14-të me 30 pikë të mbledhura.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat