Një rikthim dhe tre në dyshim kundër Egnatias

Futboll

Një rikthim dhe tre në dyshim kundër Egnatias

Më: 9 prill 2024 Në ora: 12:41
Partizani

Ndeshja me Vllazninë i përket të shkuarës tashmë dhe Partizani ka nisur të mendojë për ndeshjen e radhës ndaj Egnatias.

Edhe për sfidën e së dielës me rrogozhinasit Shehi do të ketë “stres” sa i përket mungesave dhe dëmtimeve. Andi Hadroj vijon të mbetet i dëmtuar, teksa dëmtimi i Zekollit e bën Shehin të mbetet pa një mbrojtës të djathtë roli. Edhe Mehmeti mbetet në dyshim për të dielën, teksa i vetmi që e gëzon Shehin është rikthimi i Carës, që shleu pezullimin e të kuqit ndaj Laçit.

I pyetur nga “Panorama Sport” në lidhje me këtë çështje, Shehi mbetet në dyshime në lidhje me Mehmetin dhe Hadrojn.

Do të shohim. Do të flasim me mjekët. Ata merren me këto dy lojtarë. Ndoshta Mehmeti mund të futet në stërvitje me grupin, por të mos harrojmë se ka një periudhë të gjatë jashtë fushave. Na kthehet Cara.

Për Hadrojn do të duhet sërish vlerësimi i mjekëve, ashtu si me Zekollin, i cili nuk mendoj se ka ndonjë problem serioz.

Gjithsesi, do të vendosin mjekët kur të kthehemi në stërvitje”, u shpreh Shehi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat