Tuchel “pranon” barazimin

Futboll

Tuchel “pranon” barazimin

Më: 10 prill 2024 Në ora: 10:43
Tuchel

Bayern mori një barazim të rëndësishëm në fushën e Arsenal (2-2), në një ndeshje të ekuilibruar dhe që e udhëhiqte 2-1, kur përmbysi disavantazhin fillestar. Trajneri Thomas Tuchel e ka vlerësuar këtë rezultat edhe pse shpresonte në një fitore.

“Mendoj se barazimi 2-2 është një rezultat krejtësisht i drejtë. Tani kemi edhe ndeshjen e dytë për të luajtur dhe shpresojmë se mund të krijojmë të njëjtën atmosferë”, u shpreh Tuchel, që do ta luajë ndeshjen e kthimit në Mynich.

“Ndeshja i kishte të gjitha brenda, duke treguar se zhvilluam një ndeshje të kënaqshme për tifozët. Mendoj se na u mohua një penallti kur ishim në avantazh, por gjyqtari mendoi ndryshe”, tha trajneri i bavarezëve.

“Është e rëndësishme që edhe në ndeshjen e kthimit të luajmë me të njëjtin intensitet dhe pasion si bëmë në Londër. Për të krijuar të njëjtën atmosferë në stadiumin tonë duhet që t’i shtyjmë gjërat në drejtimin tonë”, tha Tuchel.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat