​Liverpool-Atalanta, formacionet e mundshme

Futboll

​Liverpool-Atalanta, formacionet e mundshme

Më: 11 prill 2024 Në ora: 11:34
​Liverpool-Atalanta

Atalanta ka disa dyshime të mëdha për të zgjidhur mbi 11-shen e tyre startuese në çerekfinalen e Europa League kundër Liverpool-it të goditur nga lëndimet. “La Dea” udhëtojnë në Angli pa Giorgio Scalvini, i cili do të jetë jashtë fushës për të paktën një muaj me një tendosje të rëndë të kofshës.

Trajneri Gian Piero Gasperini ka të paktën tre pikëpyetje të mëdha për formacionin startues, por Davide Zappacosta pritet të luajë para Emil Holm sepse italiani është pezulluar për ndeshjen e së hënës në Serie A kundër Veronës.

Liverpooli nga ana tjetër është duke u përballur me një krizë lëndimesh për pjesën më të madhe të sezonit dhe kjo situatë mbetet e tillë edhe për këtë ndeshje.

Thiago Alcantara, Trent Alexander-Arnold, Diogo Jota, Alisson, Rhys Williams, Stefan Bajcetic, Ben Doak dhe Joel Matip janë të gjithë të lënduar, por Curtis Jones është në dispozicion të trajneri Jurgen Klopp.

Formacionet e mundshme

Liverpool (4-3-3): Kelleher; Gomez, Konate, Van Dijk, Robertson; Endo, Elliott, Mac Allister; Salah, Gakpo, Diaz

Atalanta (3-4-1-2): Musso; Djimsiti, Hien, Kolasinac; Zappacosta, De Roon, Ederson, Ruggeri; Koopmeiners; Miranchuk, Scamacca

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat