Sergio Rico rikthehet në stërvitje pas dëmtimit

Futboll

Sergio Rico rikthehet në stërvitje pas dëmtimit

Më: 11 prill 2024 Në ora: 18:25
Sergio Rico

Sergio Rico rikthehet në stëvritje pas dëmtimit!

Pas humbjes së djeshme ndaj Barcelonës, Paris Saint-Germain ngushëllohet me lajmin e mirë që ka mbërritur për shëndetin e Sergio Ricos, teksa më shumë se dhjetë muaj pas aksidentit të tmerrshëm me kuaj që ndodhi në Andaluzi, i cili e la në koma për 26 ditë, portieri spanjoll do të mund të rikthehet në stërvitje me ekipin e Luis Enriques.

Sipas raportimeve më të fundit, të prestigjiozes franceze, “RMC Sport”, “gardiani” 30-vjeçar spanjoll ka marrë autorizimin nga stafi mjekësor dhe mund ta shohë veten sërish në qendrën sportive në fund të prillit, duke lumtur shumëkënd që ka ndjekur prej kohësh gjëndjen e tij.

“Shtatlarti” i portës aktualisht po ndjek një plan të personalizuar dhe po stërvitet në shtëpinë e tij, në Spanjë, teksa kujtojmë se Rico do të negociojë edhe për kontratën e tij, me kryeqytetasit, e cila skadon në fund të qershorit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat