Portieri i Prishtinës: Të japim maksimumin për rezultat pozitiv

Futboll

Portieri i Prishtinës: Të japim maksimumin për rezultat pozitiv

Më: 12 prill 2024 Në ora: 23:42
Ardit Nika

Prishtina përballet me Gjilanin, në takimin e javës së 29-të në elitën e futbollit të Kosovës.

Ndeshja luhet në stadiumin “Sami Kelmendi” në Lipjan. 

Prishtina kërkon pikët që e përforcojnë vendin e pestë e Gjilani që të ikë sa më larg pozitës së tetë.

Portieri i Prishtinës, Ardit Nika, për faqen e FC Prishtina, tha: "Ndeshjen e nesërme me Gjilanin duhet ta marrim me shumë seriozitet, duhet t'i qasemi maksimalisht si çdo ndeshje të radhës dhe të japim maksimumin për rezultat pozitiv që të jemi sa më lart në tabelë deri në fund të kampionatit.

Ndërsa në mesjavë e kemi ndeshjen më të rëndësishme të kampionatit e cila është rruga më e shkurt për dalje në Evropë e për të cilën duhet të japim 200% nga vetja që të arrijmë finalen". 

Prishtina renditet në vend të pestë me 40 pikë e Gjilani në të shtatin me 30 sosh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat