I zhgënjyer

Futboll

I zhgënjyer

Më: 19 prill 2024 Në ora: 10:20
Stefano Pioli

Suksesi i dytë brenda një jave për Romën, e cila eliminon Milanin dhe fluturoi për në gjysmëfinale të “Europa League”.

Një fitore e nënshkruar nga Mancini dhe Dybala, të zakonshëm. Ndeshja kundër skuadrës së Piolit, në fakt, u vendos në pjesën e parë të çmendur në “Olimpico”, të cilën Roma e zhbllokoi me mbrojtësin dhe e kontrolloi me argjentinasin.

Stefano Pioli foli për “Milan TV” në fund të ndeshjes: “Kam shumë zhgënjim, nuk e luajtëm asnjërën nga dy ndeshjet në nivelin tonë. Nëse nuk ke cilësinë dhe vendosmërinë e duhur, del i mundur. Jemi të zhgënjyer, sepse Liga e Evropës ishte objektivi ynë.

Dolëm më keq se vitin e kaluar në Evropë, sepse nuk luajtëm në nivelin tonë. Duhet të reagojmë, kemi një derbi shumë të rëndësishëm përpara dhe finishin e kampionatit. Le të bëjmë më të mirën për tifozët tanë”.

Për mungesën e qartësisë para portës kundërshtare: “Është e qartë që, nëse në dy ndeshje gjuan 40 herë dhe vetëm një mbrojtës shënon nga këndi, kjo do të thotë që nuk kishim cilësinë për të shënuar. Po kështu, nuk kishim vendosmërinë e duhur për të mos pësuar tre gola. Duhet të reagojmë menjëherë në derbi dhe finishin e kampionatit”.

A e ndryshoi planin e lojës goli i hershëm i Romës: “Jo. Ne kishim përgatitur një strategji, të cilën e çuam përpara, por nuk ishim aq intensiv dhe cilësor sa duhej për të mundur një kundërshtar që luajti dy ndeshje të mira”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat