Muçi e Rashica me trajner të ri, Beshiktashi kërkon asistentin e Klopp

Futboll

Muçi e Rashica me trajner të ri, Beshiktashi kërkon asistentin e Klopp

Më: 19 prill 2024 Në ora: 18:25
Muçi e Rashica

Muçi e Rashica me trajner të ri, Beshiktashi kërkon asistentin e Klopp!

Pep Lijnders do të largohet nga Liverpool në fund të sezonit, me  mundësinë për të nisur karrierën si trajner i  parë.

Ashtu si Jurgen Klopp, edhe Pep Lijnders do të largohet nga Liverpool në fund të sezonit. Asistenti i Klopp nuk do të qëndrojë te ‘Reds’ dhe po shikon përreth, me mundësi për të nisur karrierën si trajner i  parë.

Pasi u lidh me Ajax-in, një hipotezë tashmë e hedhur poshtë, Lijnders tani ka përfunduar në fokusin e Beshiktashit, skuadër me të cilën aktivizohet dhe sulmuesi kuqezi, Ernest Muçi, si dhe Milot Rashica, pjesë e përfaqësueses së Kosovës. Klubi turk është në kërkim të një trajneri të ri dhe bashkëpunëtori i Klopp është në pole position, sipas The Athletic.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat