KF Ferizaj paralajmëron bojkot

Futboll

KF Ferizaj paralajmëron bojkot

Nga: Kemajl Goca Më: 26 tetor 2017 Në ora: 17:31
KF Ferizaj

Në gjendje të vështirë klubi i futbollit Ferizaj. Ata paralajmërojnë bojkot në ndeshjen e fundjavës, kundër Rahovecit, në kuadër të javës së 12-të të Ligës së Parë të Kosovës. “KF Ferizaj mund të bojkotojnë ndeshjen e së dielës. Afër 2 muaj futbollistët e klubit tonë nuk kanë marrë pagat, dhe kanë paralajmëruar bojkot në ndeshjen ndaj Rahovecit të dielën.

Kjo është e papranueshme për ne si klub, andaj bëjmë thirrje te kuvendi komunal dhe donatorët që të gjendet një zgjidhje për këtë krizë që po kalon KF Ferizaj. Ne si klub ndihemi të brengosur me gjendjen në të cilën po kalon KF Ferizaj, dhe kërkojmë që sa më shpejtë të zgjidhet ky problem”, thuhet nga klubi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat