Reali konfirmon lëndimet e Ramosit dhe Iscos

Futboll

Reali konfirmon lëndimet e Ramosit dhe Iscos

Më: 26 janar 2018 Në ora: 18:16
Ilustrim

Isco dhe Ramos do të mungojnë kundër Valencias, kapiteni pritet të jetë jashtë për së paku dy javë.

Problemet për Real Madridin dhe Zinedine Zidane nuk kanë të ndalur.

Pas tronditjes në Santiago Bernabeu ku u eliminuan nga Copa del Rey nga Leganes, Reali ka marrë tjetër lajm të keq.

Mesfushori Isco dhe mbrojtësi, Sergio Ramos janë dëmtuar të mërkurën mbrëma dhe do të mungojnë kundër Valencias nesër.

Ramos ka probleme me muskulin e këmbës së majtë që e la jashtë për së paku tri javë ndërsa tani do të mungojë edhe për së paku dy të tjera, kurse Isco ka probleme me ijën e majtë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat