PSG kontakton me Raiolan, synon transferimin e Pogbas - Bota Sot
PSG kontakton me Raiolan, synon transferimin e Pogbas

Futboll

E mërkurë, 22 gusht 2018

PSG kontakton me Raiolan, synon transferimin e Pogbas

Më: 20 prill 2018 Në ora: 11:30
Paul Pogba

Klubi francez është vënë pas mesfushorit të Manchester United.Paul Pogba mund ta vazhdojë karrierën në Ligue 1.

Sipas ESPN, Paris Saint Germain ka nisur kontaktet me menaxherin e futbollistit, Mino Raiola për të bërë të mundur kalimin në kryeqytetin francez të mesfushorit të Manchester United.

Pogba i cili me shumë gjasa do të largohet nga Manchester United në afatin kalimtar të verës është objektivi i madh i PSG. Ai nuk ka marrëdhënie të mira me Jose Mourinhon dhe kjo do të jetë një prej arsyeve të largimit të tij.

Së bashku me Pogban, PSG kërkon edhe Gianluigi Donnarumman, pasi klubi parizien nuk është i bindur me paraqitjet e dyshes Areola-Trapp dhe kërkon një portier që mund të ofrojë shumë siguri për të ardhmen.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test