Pele ‘shumë i mërzitur’ për Alvesin, humbi Botërorin

Futboll

Pele ‘shumë i mërzitur’ për Alvesin, humbi Botërorin

Më: 12 maj 2018 Në ora: 09:24
Dani Alves

Pele është i mërzitur për Dani Alvesin që do ta humbasë Kupën e Botës pas një dëmtimi të ligamenteve e që do t’i duhet t’i operojë.

Dani Alves do të mungojë në Kupën e Botës në Rusi. Ai dëmtoi ligamentet në finale të Kupës së Francës me Paris Saint Germainin dhe Federata e Futbollit të Brazilit tani ka bërë të ditur se lojtari duhet patjetër të operohet.

Ai pritet të jetë jashtë fushës së paku 6 muaj.

Legjenda e Brazilit, Pele, është shumë i mërzitur që Alves do të mungojë në Kupën e Botës.

Pele shkoi në Botëror më 1958  – ku fitoi të parin trofe nga tre herë që ka triumfuar – me lëndim dhe gjithashtu ishte i dëmtuar në Botërorin 1966 në Angli dhe e di më së miri si është të dëmtohesh para evenimenteve të tilla.

“Jam shumë i zhgënjyer që po e dëgjoj këtë”, shkroi 77 vjeçari në Twitter. “Futbollistët e urrejnë të mungojnë në ndeshje, por unë e di nga përvoja se të mungosh në Kupën e Botës është ndjenja më e keqe”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat