Sonte finalja e Europa League, Marseille - Atletico Madrid

Futboll

Sonte finalja e Europa League, Marseille - Atletico Madrid

Më: 16 maj 2018 Në ora: 09:05
Atletico e Madridit dhe Marseille

Mbrëmjen e sotme në Lyon do të luhet finalja e Europa Leagues, kompeticionit të dytë më të rëndësishëm për klube, në kontinentin e vjetër.

Atletico e Madridit dhe Marseille janë dy skuadrat që kanë arritur deri në finalen e amdhe dhe do të përballen me njëra-tjetrën, me synimin për të ngritur lart këtë trofe.

Për madrilenët nuk është hera e parë që triumfojnë në këtë kompeticion, ndërsa hera e fundit është në vitin 2012, në të parin sezon me Simeonen në krye.

Pikërisht ky triumf i hapi rrugë skuadrës spanjolle, për të arritur në nivele mjaft të larta në sezonet në vijim, ku arriti dy herë në finalen e Championsit, si dhe fitoi La Ligën e Kupën e Mbretit, duke rivalizuar Realin e Barcelonën.

Nga ana tjetër Marseille nuk po kalon një moment fort të mirë në Francë dhe synon triumfin në Europa League për të mos çuar dëm sezonin, por edhe për të siguruar një vend në edicionin e ardhshëm të Championsit.

Gjithashtu skuadra e Rudi Garcias kërkon të thyejë edhe një tabu, pasi asnjë ekip francez nuk ka arritur të triumfojë në këtë kompeticion dhe këtë herë në Lyon shikohet si mundësia ideale për të pasur herën e parë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat